Tayna gjendet për momentin në një gjendje krize. Kanë kaluar 5 vite prej kur Tayna publikoi këngën e saj të parë Columbiana. Ku dhe filloj bashkpunimi i saj me kompanin Friends Entertainment e cila menaxhohej nga Rinor Hykolli. Kjo nuk ishte e vetmja por reperja vazhdoi të publikoj dhe këngë të tjera. Por këtij bashkpunimi i ka ardhur fundit.
Dyshimet për prishjen e raporteve i ka bërë vet këngëtarja pasi disa veprimeve që ka bërë në rrjetet sociale. Gjëja e parë që ra në sy ishte se ajo ka fshirë shumë postime në Instagramin e saj. Kjo nuk është e gjitha pasi ajo ka fshirë nga lista e miqëve edhe producentin e saj Cricket.
Pas këtyre lajme nuk ndejti dot pa reaguar rivalja e saj më e madhe Dafina Zeqiri. Ajo ka thënë këto fjalë për të:
Kur gënjen, shpif dhe viktimizon veten?
Zbulohen gjërat me kalimin e kohës më shpejt sesa mendojnë ai/ajo/ata. Koha e thotë gjithmonë të vërtetën.
Vëmendja është i vetmi shërim për disa ku e gjejnë ilaçin për të shëruar egon e tyre, paçi fat
shkroi Dafina.
Për më shumë lajme mund të vizitoni kanalin tonë në YouTube:https://youtube.com/mbizzmedia
Nëse ju pëlqeu kjo, do t’ju pëlqejë edhe kjo: Lajme të ngjashme