UEFA nis hetim për Mirlind Daku dhe FSHF-në, reagon Daku

UEFA ka nisur një hetim ndaj FSHF-së për sjelljen e tifozëve në ndeshjen Kroaci-Shqipëri, por edhe ndaj sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku.

Pas ndeshjes me Kroacinë, sulmuesi bëri një festim ku gjithashtu ka ofenduar dhe sharë shtetin maqedonas.

Reagimi i Dakut ka ardhur menjëherë, i cili në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan:

“Përshëndetje të gjithëve
Së pari dua të jem falënderues ndaj të gjithë atyre që na kanë përkrahur në momentet e mira dhe të vështira në Euro 2024.
Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër. Ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare. Për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë.: “Shqipëri dashni pa kufi”.
Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën. Unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona.
Falja është burrërore dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë. Për gjithë ata që janë lënduar.
Me respekt,
Mirlind Daku”.

Një dënim i mundshëm nga UEFA per Mirlind Daku dhe FSHF-n, cka mendoni ju a e meritojnë?!

Për më shumë lajme mund të vizitoni kanalin tonë në YouTube:https://youtube.com/mbizzmedia

Nëse ju pëlqeu kjo, do t’ju pëlqejë edhe kjo: Lajme të ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *