Fjoralba Ponari i kanë bërë magji, ajo përballet me situatën e frikshme(VIDEO)

Fjoralba Ponari
Fjoralba Ponari moderatorja e “Ferma VIP”është përballur me një situatë aspak të këndshme dhe në të njëjtën kohë edhe të frikshme për të.
Me anë të një videoje në Insta Story ka treguar se është shokuar kur brenda një kutie aksesorësh. Që ia kishin bërë dhuratë, gjeti flokë dhe nyje të lidhura, të cilat ishin mbështjellë me një letër.

“Jam totalisht e shokuar nga kjo që do t’ju tregoj tani. Isha duke bërë gati valixhen. E kam kthyer shtëpinë përmbys. Dhe duke kërkuar mes aksesorëve hapa një kuti që ma kishin bërë dhuratë. Dhe kjo ishte brenda saj“, tha duke treguar flokët me nyje të mbështjella me letër.
“Nëse s’do të kisha parë flokët, do ta kisha hedhur“, shprehet Fjoralba.
Më pas ajo tha se nuk beson në magji, por megjithatë nuk e mohoi që nuk u ndie mirë, ndaj edhe kërkoi ndihmën e ndjekësve.
Bazuar edhe në mesazhet që i kanë ardhur nga ndjekësit e saj, moderatorja e “Ferma VIP” tha se pasi zgjidhi nyjën, i dogji të gjitha ato dhe më pas i hodhi në ujë.

Për më shumë lajme mund të vizitoni kanalin tonë në YouTube:https://youtube.com/mbizzmedia

Nëse ju pëlqeu kjo, do t’ju pëlqejë edhe kjo: Lajme të ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *