Stresi i kërkon falje popullit të Kosovës/ Ja për çfarë arsyeje

Stresi reperi i njohur ka publikuar një video nga Tirana.

Reperi shqiptar ka thënë se ndihet i turpëruar që flamujt e Serbisë po valojnë në Tiranë.

Edhe pse një patriot i madh ne nuk pamë që Stresi të shikojë një ndeshjes të kombëtares shqiptare. Por ai shpesh herë ka folur për këto tema. Sidomos kur bëhet fjala për Kosovën e cila me sa duket ka një vend të veqantë për Stresin.

Përshëndetje vëllezër dhe motra, baballarë dhe i gjithë populli i Kosovës. Ky Evropian nuk do të ishte kaq i zjarrtë pa tifozërinë tuaj, në çdo stadium të Evropës, edhe gjithmonë e keni treguar veten për flamurin kuq e zi, gjithmonë keni dhënë gjithçka për flamurin kuq e zi”, u shpreh ai.

38-vjeçari theksoi: “Edhe sot në Tiranën tonë apo në Shqipëri këndej flamuri serb valëvitet në çdo lokal të Shqipërisë. Unë realisht nuk po e bëj këtë video për të marrë pëlqime por realisht më dhemb zemra sepse shqiptarët i kanë harruar vuajtjet e masakrat që kanë ndodhur në Kosovë e fëmijët e vrarë e shumë çfarë i ka ndodhur këtij populli”. 

“Mirëpo, kjo Shqipëria e modernizuar, kështu që unë që jetoj këtu ju kërkoj ndjesë shpirtërisht nga thellësia e zemrës”, tha ai ndër të tjerash.

Për më shumë lajme mund të vizitoni kanalin tonë në YouTube:https://youtube.com/mbizzmedia

Nëse ju pëlqeu kjo, do t’ju pëlqejë edhe kjo: Lajme të ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *