Jeff Bezos ka shitur disa nga aksionet e tij në Amazon. Kjo ka sjellë vlerën totale të shitjeve në ditët e fundit në 4 miliardë dollarë. Në vitin 1994 themeloi kompaninë e famshme Amazon.
Herën e fundit që Bezos ka shitur aksione në vitin 2021, ndërsa vetëm këtë muaj ka shitur 25 milionë aksione.
Kompania kishte plane për të shitur 50 milionë aksione gjatë vitit të ardhshëm, me vlerë 8.4 miliardë dollarë.
Jeff Bezos është gjithashtu një gjeni në shmangien e taksave. Ku 250 mijë dollarë nga shitja e aksioneve dhe investimeve tatohen 7 për qind në Uashington. Por në Florida nuk ka taksa.
Amazon ka pasur një rritje prej 70 për qind që nga viti i kaluar dhe kjo është një nga arsyet pse ai po shet aksionet e tij. Në nëntor, Bezos njoftoi se prindërit e tij ishin vendosur në Miami dhe ai planifikon të bëjë të njëjtën gjë.
Sepse ai dëshiron të kalojë më shumë kohë me familjen e tij pasi një pjesë të rinisë së tij e ka kaluar atje. Ai është njeriu më i pasur në botë ku pasuria e tij vlen më shumë se 190 miliardë dollarë.
Për më shumë lajme mund të vizitoni kanalin tonë në YouTube:https://youtube.com/mbizzmedia
Nëse ju pëlqeu kjo, do t’ju pëlqejë edhe kjo: Lajme të ngjashme