Dua Lipa është këngëtarja më e pëlqyer për momentin, e cila na bën krenarë ne shqiptarëve në mbarë botën. Por asaj i ndodhi diçka e keqe.
Ness Ve Still është një dyshe e njohur në zhanrin Hip Hop, ata publikuan një këngë pas shpërthimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit. Kjo këngë është kthyer në një himn lufte.
Dyshja e njohur me emrat e tyre si Nesia Levy dhe Dor Soroker nuk kërkojnë vetëm shfarosjen e armikut. Por ata kërkojnë edhe vrasjen e disa personave të njohur, si modelja amerikano-palestineze Bella Hadid, ylli i filmave për të rritur Mia Khalifa dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa.
Kënga titullohet “shpata dhe sulmet” e përkthyer në shqip, ndërsa titulli i vërtetë është “Harbu Dabu”. Ka arritur mbi 18 milionë klikime. Kënga është në zhanrin hebraik dhe fraza e përdorur do të thotë të shkatërrosh kundërshtarin.
Kënga dhe videoklipi janë tipike për hip-hopin izraelit, teksti i këngës sipas mediave izraelite tregon zemërimin e Izraelit që prej 7 tetorit.
Në këtë pjesë janë përmendur edhe Dua Lipa, Bella Hadid dhe Mia Khalifa.
Kënga ishte në krye të top-listave për javë të tëra dhe aktualisht është në pozitën e pestë.
Për më shumë lajme mund të vizitoni kanalin tonë në YouTube:https://youtube.com/mbizzmedia
Nëse ju pëlqeu kjo, do t’ju pëlqejë edhe kjo: Lajme të ngjashme