Reperi Noizy dhe Mozzik patën një bashkëpunim, i cili u titullua Bonjur Madam. Kënga u bë mjaft virale dhe gjithashtu njerëzit nuk mund të ndalonin së dëgjuari. Derisa papritur kënga u zhduk nga YouTube.
Arsyeja ishte se Noizy dhe Mozzik prishën marrëdhëniet e tyre. Mozzik nuk ka bërë asnjë deklaratë ndërsa Noizy ka bërë.
Zini tha se kënga është fshirë pasi Mozzik nuk i është përmbajtur kontratës që kanë nënshkruar. Kështu Zini ka bërë një këngë për albumin e Mozzik, ndërsa këngën për albumin Alpha të Noizyt nuk e ka bërë.
Këto ditë kënga është rikthyer në YouTube ku ka ende 30 milionë klikime. Me këtë kuptojmë se Mozzik dhe Noizy me siguri do të kenë një bashkëpunim të dytë. Ndërsa Zini aktualisht është duke punuar për albumin e tij të radhës. Disa këngë janë shpërndarë në TikTok dhe janë bërë mjaft virale dhe publikut duket se i pëlqejnë shumë.
Surpriza e këtij albumi do të ishte bashkëpunimi mes Mozzik dhe Noizyt, i cili do të befasonte fansat e të dyja palëve.
Për më shumë lajme mund të vizitoni kanalin tonë në YouTube:https://youtube.com/mbizzmedia
Nëse ju pëlqeu kjo, do t’ju pëlqejë edhe kjo: Lajme të ngjashme