Legjenda e klubit të Liverpoolit, Mohammed Salah do të largohet nga skuadra angleze. Verën e kaluar, Salah refuzoi një ofertë prej 200 milionë eurosh nga klubi i Arabisë Saudite, Al Ittihad. Në ditën e fundit të afatit kalimtar, oferta u refuzua nga Liverpool.
Këtë herë Mohammed Salah do të largohet 100 për qind nga klubi sipas ish-legjendës së klubit Mark Lawrenson.
Ai pritet të transferohet në Ligën Saudite. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga klubi pasi shihet se këtë verë do të ketë ndryshime të mëdha.
Sulmuesi egjiptian ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon me 14 gola dhe është i dyti në listën e golashënuesve të Premier League këtë sezon.
Ai ka munguar javët e fundit pasi mori një dëmtim gjatë turneut të Kupës së Kombeve të Afrikës. Tani gjendja e tij është e mirë dhe është kthyer në fushë.
Për më shumë lajme mund të vizitoni kanalin tonë në YouTube:https://youtube.com/mbizzmedia
Nëse ju pëlqeu kjo, do t’ju pëlqejë edhe kjo: Lajme të ngjashme